Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Firma amerikane Carlyle arrin marrëveshjet për t’i blerë asetet globale të Lukoil rus

schedule12:18 - 29 Janar, 2026

schedule 12:18 - 29 Janar, 2026

Firma amerikane e kapitalit privat, Carlyle Group, ka arritur marrëveshje për t’i blerë shumicën e aseteve të huaja të Lukoil-it, të vlefshme rreth 22 miliardë dollarë.

Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi, është e detyruar t’i shesë këto asete për shkak të sanksioneve amerikane, raporton Reuters.

Shitja, për të cilën njoftuan të dyja kompanitë të enjten, vjen në një moment kur negociatorët rusë, ukrainas dhe amerikanë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.



Kjo shitje do të shënonte fundin e përpjekjeve të Lukoil-it, të paktën tani për tani, për t’u bërë aktor global. As Lukoil dhe as Carlyle nuk treguan çmimin e shitjes së aseteve.

Shitja duhet të miratohet nga agjencia amerikane që administron sanksionet. Thesari i SHBA-së i kishte dhënë Lukoil-it afat deri më 28 shkurt për ta shitur portofolin e tij global.

“Qasja e Carlyle ndaj LUKOIL International do të fokusohet në sigurimin e vazhdimësisë operative, ruajtjen e vendeve të punës, stabilizimin e bazës së aseteve dhe mbështetjen e performances së sigurt e të besueshme në të gjithë portofolin, duke sjellë mbikëqyrje të dedikuar dhe kapacitete operimi ndërkombëtare”, tha Carlyle në një deklaratë.

Lukoil, i cili gjithashtu njoftoi shitjen e planifikuar, tha se po vazhdonte bisedimet me blerës të tjerë të mundshëm. Rusia, e cila përbën rreth një të dhjetën e prodhimit botëror të naftës, është përballur me një sërë sanksionesh ndaj kompanive të saj kryesore qëkurse presidenti Vladimir Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Në tetor, këto sanksione u zgjeruan për të përfshirë Lukoilin dhe prodhuesin më të madh rus të naftës, Rosneft, si pjesë e përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për ta detyruar Moskën të ulet në tavolinën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Negociatat janë intensifikuar javët e fundit dhe të dërguarit e Trumpit kanë theksuar vazhdimisht se Uashingtoni mund të ndihmojë në heqjen e sanksioneve perëndimore dhe në riintegrimin e Rusisë në ekonominë globale, përfshirë edhe përmes investimeve në Rusi, nëse arrihet një marrëveshje./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!