Gjashtë lojtarë të Fiorentinës kanë dalë nga karantina për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre. Klubi violë ishte në izolim të plotë pas disa rasteve me Covid-19, por tashmë lojtarët e kanë thyer këtë rregull. Pak a shumë, është e njëjta situata që ndodhi dhe te Juventusi pak javë më parë.
Sipas raportimit të “FirenzeViola.it”, lojtarët janë: Erick Pulgar (Kili); Martin Caceres(Uruguaji); Lucas Martinez (Argjentina); Dusan Vlahovic dhe Nikola Milenkovic (Serbia) dhe Sofyan Amrabat (Marok).Lojtarët kanë vendosur të thyejnë rregullin pas preisoneve që i kanë bërë federatat përkatëse.
Ndërkohë edhe Cristiano Biraghi, Gaetano Castrovilli, Patrick Cutrone, Federico Brancolini dhe Christian Dalle Mura janë grumbulluar nga kombëtarja italiane, por vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në Firence. /abcnews.al