Fiorentina përballë Basel, West Ham pret hollandezët, mësoni formacionet e gjysmë-finaleve të Conference League

schedule20:13 - 11 Maj, 2023

schedule 20:13 - 11 Maj, 2023

Në më pak se 1 orë, përveç se sfidave të parë gjysmë-finale të UEFA Europa League, do të zhvillohen dhe ato gjysmë-finale të Conference League, mes Fiorentina-Basel dhe West Ham-Az Alkmaar.

“Violët” e Fiorentina do të presin në “Artemio Franchi”, Basel-in e Taulant Xhakës në një përballje, në të cilën nuk pritet asgjë tjetër përveç fitores së vendasve. Interesante do të jetë gjithashtu dhe “beteja” e sulmit, mes brazilian Arthur dhe “helvetit”, Zeki Amdouni.

Në krahun tjetër, “çekiçët” e West Ham do të presin në “London Stadium”, hollandezët e AZ Alkmaar, në një ndeshje që kërkohet me çdo kusht fitorja e vendasve për të “përmbysur” ecurinë e keqe të këtij sezoni, ku padyshim decisiv pritet të jenë Declan Rice, si dhe “fantazisti”, Lucas Paqueta. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Fiorentina – Basel 

West Ham – AZ Alkmaar