Milani mund të shesë një prej lojtarëve të sulmit këtë muaj. Bëhet fjalë për Fabio Borinin, i cili në verë del lojtar i lirë. Kuqezinjtë do të dilnin të fituar nëse do të arkëtonin diçka nga transferimi i sulmuesit, i cili nuk është se ka pasur hapësira te kuqezinjtë.
Genoa është klubi që e ndjek prej kohësh italianit, ndërkohë që së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe Fiorentina. Sky Sport raporton se klubi vjollcë e pëlqen Borinin dhe është gati të bisedojë me Milanin për arritjen e një marrëveshjeje. /abcnews.al
Sky: anche la Fiorentina su Borini, duello con un'altra squadra di Serie A – https://t.co/bFItKOZRfC pic.twitter.com/AY7wgWIvA0
— Violanews Fiorentina (@violanews) January 4, 2020