“Dashamirës i veçantë i futbollit, ika jote lë boshllëk”, Duka e Demi mesazh për Finon

schedule16:40 - 29 Mars, 2021

schedule 16:40 - 29 Mars, 2021

Bashkim Fino ishte ai që e vuri në vështirësi më shumë se kushdo në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sot ish-kryeministri i vendit, deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, është ndarë nga jeta dhe sigurisht që Armand Duka është pikëlluar nga lajmi i trishtë.

“Lamtumirë i dashur Bashkim!  Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qenë një dashamires i veçantë i futbollit”, shkruan Duka mes të tjerash në rrjetet sociale.

Më tej ai shton: “Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmonë nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!”.

Një mesazh i ndjerë ngushëllimi ka ardhur edhe nga presidenti i Partizanit, Gazment Demi, i cili kishte një raport të ngushtë me Finon: “Sot humba Vllain, mikun tim të çmuar në jetën time! Ikja jote më ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time. U largua njeriu me të cilin kaloja pjesën më të madhe të ditës bashkë. Do më mungosh pafund. U prehsh në paqe Vllai im Bashkim Fino.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!