Finlandë, Social-Demokratët fitojnë zgjedhjet parlamentare 

schedule11:27 - 15 Prill, 2019

schedule 11:27 - 15 Prill, 2019

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Finlandë kanë qenë surprizuese. Partia Socialdemokrate, rezulton fituese me 17,7 % të votave, ndërsa Partia Qendrore e Kryeministrit aktual ka marrë vetëm 13,8 %.

Në vend të dytë është renditur Partia e Ekstremit të djathtë e cila ka marrë 17,5 % të votave. Pas publikimit të rezultateve të para, lideri i të majtëve socialdemokratë tha se për herë të parë që nga viti 1999, partia që ai drejton, është forca politike më e fuqishme në Finlandë.

Por, sipas mediave ndërkombëtare, asnjëra nga partitë nuk qeveris dot e vetme, ndërsa gjasat për një koalicion do të jenë të pakta. Asnjëra prej partive nuk ka mundur  të kapë pragun e 20 %./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!