Për të katërtin vit radhazi Finlanda është vendi më i lumtur në botë sipas raportit botëror të lumturisë. Më pas vjen Danimarka , e ndjekur nga Zvicra, Islanda dhe Holanda.
Sipas ekspertëve pozicionimi i vendit nordik kryesisht ka të bëjë me besimin e popullsisë tek komuniteti i tij, element që ka kontribuar në mirëqenien e personave.
Por gjithsesi sipas ekspertëve, reagimi ndaj pandemisë nuk ka qenë i kënaqshëm në krahasim me vendet e tjera. Kryesisht për shkak të respektimit të masave anti-Covid nga qytetarët, si dhe kontrollet e pakta.
Të gjitha vendet nordike u renditën në 10 vendet e para të listës, ndërsa Estonia ishte e 28-ta dhe Rusia e 60-ta, nga 149 kombe.
Ndërkohë, Britania e Madhe ra nga vendi i 13-të në të 17-të, ndërsa SHBA ishte në vendin e 19-të.
Ndërkohë, autori Jeffrey Sachs theksoi se se “ne kemi nevojë urgjente të mësojmë nga Covid-19″, duke shtuar se ” duhet të synojmë mirëqenien jo thjesht pasurinë”.