Finlanda rinis linjën hekurudhore të mallrave me Rusinë

schedule12:20 - 30 Mars, 2022

schedule 12:20 - 30 Mars, 2022

Operatori kombëtar i hekurudhave të Finlandës, VR Group tha se do të rinisë shërbimet e transportimit të mallrave midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut të Rusisë, por shërbimet e pasagjerëve do të mbesin të suspenduara.

Ky operator kishte pezulluar shërbimet pasi Mbretëria e Bashkuar kishte vendosur sanksione ndaj hekurudhës së Rusisë. Megjithatë, sipas deklaratës së VR Group më pas u kuptua se sanksionet nuk prekin kontratat që ky grup ka me Rusinë.

Shërbimet e pasagjerëve midis dy shteteve, që u pezulluan të hënën, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, u tha në deklaratë.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës, pasi ajo nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. /REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!