Finlanda nuk do të rihapë pikat kufitare me Rusinë

schedule18:22 - 9 Janar, 2024

schedule 18:22 - 9 Janar, 2024

Ministrja e Brendshme finlandeze Marie Rantanen i tha transmetuesit MTV3 se vendimi për të mbajtur kufijtë lindorë të mbyllur pas 14 janarit, vjen pasi ekziston rreziku që Rusia të vazhdojë të inkurajojë flukset e emigrantëve.

Më parë, qeveria finlandeze vendosi të mbyllë të gjitha pikat e kontrollit të automobilave në kufirin me Federatën Ruse për periudhën nga 30 nëntori deri më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Dy postblloqe u rihapën, por për shkak të fluksit të ri të emigrantëve nga vendet e treta, kufiri u mbyll nga 15 dhjetori 2023 deri më 14 janar 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!