Finlanda i kthehet Rusisë: Jemi gati të kundërpërgjigjemi nëse sulmohemi

schedule20:31 - 22 Qershor, 2022

schedule 20:31 - 22 Qershor, 2022

“Nëse sulmohet, Finlanda është e gatshme të kundërpërgjigjet.” Kështu është shprehur shefi i shtabit të ushtrisë së Helsinkit, Timo Kivinen, ndërsa komentonte mundësinë e kërcënimeve ushtarake nga Rusia.

“Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po luftohet” në Ukrainë, me një përdorim masiv të armëve të zjarrit, forcave të blinduara dhe madje edhe forcave ajrore”, shpjegoi gjenerali finlandez, cituar nga Guardian.

 “Ukraina ishte një kafshatë e vështirë për t’u përtypur – shtoi ai – dhe po ashtu do të jetë edhe Finlanda.”

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë sot se mbështetja e tyre për Lituaninë është “e hekurt” dhe se çdo sulm ndaj vendit do të “përbënte një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s”. Deklarata vjen pasi Moska kërcënoi fqinjin e saj me ‘pasoja serioze’ për bllokimin e mallrave të sanksionuara nga BE që të arrinin në enklavën ruse të Kaliningradit. /abcnews.al/