Turqia nuk ka marrë propozime konkrete për të adresuar shqetësimet e saj lidhur me Finlandën dhe Suedinë, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur në parlament, Erdogan tha se Turqia dëshiron të shohë një qasje të sinqertë nga dy vendet nordike lidhur me shqetësimet e saj për ofertën e tyre në NATO, duke shtuar se Ankaraja nuk do të ndryshojë pikëpamjen e vet nëse nuk do të kishte hapa konkretë dhe të detyrueshëm.
Ai tha gjithashtu se kundërshtimi i Turqisë për ofertat e anëtarësimit të Stokholmit dhe Helsinkit nuk ishte “oportunizëm”, por më tepër një çështje e sigurisë kombëtare.
Muajin e kaluar, Finlanda dhe Suedia paraqitën zyrtarisht aplikimet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në një moment historik të nxitur nga shqetësimet e sigurisë mbi pushtimin rus të Ukrainës. Aplikimet tani do të shqyrtohen nga 30 vendet anëtare të aleancës ushtarake.
Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur rezerva për bashkimin e dy vendeve. /abcnews.al