Finlanda bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që nxjerr uranium

schedule13:56 - 19 Qershor, 2024

schedule 13:56 - 19 Qershor, 2024

Finlanda është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që nxjerr uranium, njoftoi kompania minerare.

Kjo kompani finlandeze theksoi se për mineralin e përmendur e ka filluar nxjerrjen në verilindje të vendit nga miniera në Sotkam.

Në një deklaratë në faqen e internetit të kompanisë, pritet që kompania të arrijë kapacitetin e plotë deri në vitin 2026 dhe vëllimi i prodhimit të uraniumit të jetë rreth 200 tonë në vit.

Në përgatitjen e prodhimit janë investuar rreth 20 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!