Financimi i fushatës/ Zbatimi i legjislacionit ka dy anë, Taulla: Si duhet të veprojë KQZ-ja

schedule18:53 - 10 Prill, 2023

schedule 18:53 - 10 Prill, 2023

Dritan Taulla, zv.drejtor i Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, i ftuar në studion e “Special Report” në ABC News, ndër të tjera tha se legjislacioni në lidhjes me financimet e partive politike gjatë fushatës përmbush stadandet, por nuk është perfekt.

Sipas tij janë ka dy anë atë që parashikon ligji dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë.

Ai tha se KQZ nuk e ndalon asgjë që të bashkëpunojë me drejtorinë e Tatimeve dhe aty ku sheh që ka moskorrektësi të futet në themel dhe t’i drejtohet gjykatës.

“Legjislacioni nuk është perfekt, përmbush standardet, por jo perfekt. Zbatimi i legjislacionit ka dy anë, atë të ligjit dhe vullnetin politik.

Partitë politike e kanë shkelur legjislacionin kur vjen puna te burimet financiare. Asgjë nuk e ndalon në legjislacion KQZ të bashkëpunojë me drejtorinë e Tatimeve.

Është e vështirë të identifikohet prejardhja e të ardhurave, por nëse shikon mospërputhje mes atyre që janë deklaruar dhe atyre që janë shpenzuar, asgjë nuk e ndalon KQZ të futet më në themel dhe t’i drejtohet gjykatës.

Rikthehem te 2021, KRIK ka nxjerrë 9 milion dollarë, nuk ishin raportuar në KQZ, reklama të pa raportuara.

Vetë KQZ ka njohur rreth 6 milion dollarë, të cilat thuhet se nuk janë raportuar” tha Taulla.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!