Financimet ruse në PD, Rama: E dinë të gjithë, nga non-grata i madh te Luli i shkretë

schedule21:33 - 22 Shtator, 2022

schedule 21:33 - 22 Shtator, 2022

Financimi rus i Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, nga selia e OKB në Nju Jork, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme.

Rama mohoi zërat që ai të ketë ndikuar për të mbyllur çështjen, madje tha se kanë qenë pikërisht socialistët që kanë denoncuar publikisht

“Zëra ka për gjithçka në Shqipëri por e vërtëta është që ëkëtë çështje ne e kemi denoncuar publikisht dhe për këtë çështje ne jemi përqeshur publikisht dhe jo nga fajtorët, por nga ata që duhej ta çonin më tutje këtë çështje”, tha Rama në një intervistë në emisionin “Opinion”.

Më tej ai mohoi të kishte dijeni, teksa tha se edhe mediat janë munduar ta mbulojnë cëcshtjen dhe janë marrë me regjimin e tij.

“E vërteta është aty. Po ça dijenie mund të kem unë apo njerëzit e mi për një process që është hapur si rezultat i denoncimit të bërë prej nesh, duke u bazuar në burime info të huaja, jo shqiptare, publike, jo të fshehta. Ndërkohë në procesin e hetimit nga ana e drejtësisë nuk ka pasur vëmendje. Është një nga ato çështje që kanë bërë mu në atë kohë, në të cilat kanë kontribuar një pjesë e rëndësishme e debatit publik, analist apo opinionist që merren me regjimin, që për të mundur regjimin gjakatar, që është regjimi im, janë gati të mbulojnë çdo gjë tjetër. Ne nuk kemi nevojë të marrim informacione të tjera se e dimë për çfarë bëhet fjalë. Çështja është publike, gjithçka është aty. Kjo çështje është kthyer në skenën politike jo për të bërë transparencë por për tu përdorur si gurë për t’u vrarë mes njëri-tjetrit”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu me siguri se në PD kanë qenë të gjithë në dijeni për financimet ruse, madje edhe kryedemokrati i tanishëm, Sali Berisha.

“Ky financim ka qenë i ditur nga të gjithë dhe e kanë mbrojtur të gjithë, që nga non-grata i madh, deri te Luli i shkretë”, tha Rama. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!