Bashkitë ulin borxhet/ Performojnë më mirë, mbledhin më shumë të ardhura

schedule10:47 - 21 Korrik, 2023

schedule 10:47 - 21 Korrik, 2023

Bashkitë kanë ulur borxhet gjatë 2022. Në prezantimin e analizës së performancës së qeverisjes vendore, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se vetëm 4 bashki janë në vështirësi financiare serioze, ndërsa këtë vit do të rishikohet edhe mënyra e llogaritjes së performancës financiare të pushtetit vendor, jo më mbi planin e buxhetit, por tashmë bazuar në të ardhurat dhe shpenzimet që gjenerohen.

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij viti ndryshimet për taksën e pasurisë e cila do të komtribuojë edhe në shtimin e të ardhurave të Bashkive në vend.

Ministrja u ndal edhe te detyrimet e prapambetura të Bashkiove të vendit, duke shtuar se një pjesë e tyre kanë ulur ndjeshëm nivelin e borxheve.

Për këtë, qeveria ka miratuar tashmë edhe një ligj që synon të vendosë kushtëzime për bashkitë, të cilat nga fondet e tyre të pa përdorura do të duhet  që një pjesë të tij ta çojnë për shlyerjen e këtyre detyrimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!