Finalja Napoli-Inter, De Laurentiis me akuza: Kartoni i kuq? Gjyqtarët janë të dobët, neve na bëhen gjithmonë padrejtësi

schedule22:18 - 23 Janar, 2024

schedule 22:18 - 23 Janar, 2024

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka folur pas humbjes 0-1 ndaj Interit në finalen e Superkupës së Italisë.

De Laurentiis akuzoi arbitrin për vendimet, ndërsa shtoi se si në kampionat në Itali ashtu edhe në Superkupë janë marrë vendime të padrejta ndaj tyre.
“Pavarësisht se luajtëm me dhjetë lojtarë i krijuam vështirësi Interit. Nuk kam dëshirë të vërtetoj mendimet e tifozëve, nuk mendoj se ka nevojë.

Dobësia e gjyqtarëve këtë vit flet vetë. Para ndeshjes po pyesja veten se çfarë siklet do të kisha ndjerë këtë mbrëmje. Ne duhej të tregonim veten, megjithatë duke qenë se na lanë me dhjetë lojtarë ndeshja nuk mund të ishte më spektakolare. Fatkeqësisht kampionati nuk funksionon në Itali. Ata kanë ndryshuar gjithashtu rregulloren, ne i paguajmë në kampionat dhe në kupa”, tha numri një i klubit të Napolit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!