Nesër do të luhet finalja e Superkupës së Anglisë mes Liverpool dhe Arsenal. Të kuqtë e Jurgen Klopp u shpallën kampionë në Premier League, ndërsa Arsenali fitoi Kupën e Anglisë, e njohur ndryshe si FA Cup.
Kjo sfidë do të jetë e para zyrtare e sezonit 2020-21 për dy klubet gjigante angleze dhe për Liverpool, ka lajme të mira. Në virgjile të këtij takimi, Klopp do të ketë të gatshëm mbrojtësin Virgil Van Dijk.
Holandezi pësoi një dëmtim horror në sfidën miqësore ndaj Salzburg, duke u larguar nga fusha i gjakosur. Gjithsesi, shtatlarti është rikuperuar dhe do të jetë gati për këtë sfidë./abcnews.al
Virgil van Dijk is fit for tomorrow's Community Shield meeting with @Arsenal, while Trent Alexander-Arnold could also feature at Wembley.
— Liverpool FC (@LFC) August 28, 2020