Finalja e parë e NBA, Boston Celtics mposht bindshëm Dallas Mavericks

schedule10:41 - 7 Qershor, 2024

schedule 10:41 - 7 Qershor, 2024

Boston Celtics ka mundur me rezultat të thellë 107:89 Dallas Mavericks në ndeshjen e parë të serisë së finaleve të NBA.

Skuadra vendase kaloi në epërsi 37:20 pas çerekut të parë, dhe ndeshja ishte e njëanshme që në fillim.

Në një moment, Bostoni kishte një epërsi prej 29 pikësh dhe megjithëse Dallas shkurtoi rezultatin në 72:64 në mesin e çerekut të tretë, ata pësuan një disfatë bindëse.

Boston u udhëhoq drejt fitores nga Jaylen Brown me 22 pikë, Kristaps Porzingis, i cili u rikthye pas një dëmtimi prej një muaji, me 20 pikë dhe Jayson Tatum me 16 asistime.

Dallas nuk u ndihmua as nga i madhi Luka Doncic, me 30 pikë e 10 kërcime dhe Kyrie Irving dështoi me vetëm 12 pikë.

Vëmendje të madhe në tribuna tërhoqi edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili u shfaq në TD Garden dhe brohoriste për Celtics, për të cilët kishte veshur edhe bluzën e tyre.

Ndeshja e radhës e serisë finale luhet natën mes të dielës dhe të hënës, sërish në Boston.

Celtics kanë ndjekur titullin e tyre të parë që nga viti 2008, dhe një titull i ri i mundshëm do të ishte i 18-ti në histori, gjë që do t’i bënte ata përsëri rekordmen, duke marrë parasysh se aktualisht janë të barabartë me Los Angeles Lakers me nga 17 tituj secili.

Nga ana tjetër, Mavericks, të udhëhequr nga slloveni i madh Luka Doncic, janë në kërkim të titullit të dytë të NBA-së në historinë e tyre pasi Dirk Nowitzki i udhëhoqi ata në të parin në vitin 2011./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!