Është finalja e finaleve. Jo më kot quhet “Finalissima”, sfida që vendos përballë kampionët e Amerikës së Jugut me ata të Europës.
FIFA zyrtarizoi agjendën e ndeshjes, ku do të sfidohen Argjentina dhe Spanja, legjenda Lionel Messi dhe talenti i bekuar që bebe nga ai, Lamine Yamal.
Ndeshja do të luhet në datën 27 mars në stadiumin e Lusail në Katar dhe përfaqëson trofeun e parë të rëndësishëm të vitit 2026, në pritje të finaleve të Kupës së Botës.
Argjentina vjen gjithashtu në këtë finale si kampione e botës në fuqi dhe mbajtëse e këtij të trofeu që e fitoi në stadiumin “Ëembley” në vitin 2022 kundër Italisë me rezultatin 3-0.
Por këtë herë, Messi dhe shokët e tij kanë përballë një rival akoma më të fortë. Spanjën e Lamine Yamal, që pasi mori numrin 10 të “Pleshtit” te Barcelona, kërkon t’i rrëmbejë “kumbarit” të tij edhe fronin në “Olimpin” e futbollit.
Po ashtu, kjo “Finalissima” do të jetë një shijim i “Botërorit 2026”, ku si Argjentina ashtu edhe Spanja janë favoritë.
Ky trofe u krija 40 vite më parë, në 1985, por që nga ajo kohë është luajtur vetëm tre herë. Të parin e mori Franca, ndërsa dy të tjerët në vitin 1993 dhe 2022 titulli është bërë pronë e Argjentinës.

