Inter po përgatitet për ndeshjen e madhe, finalen e Champions League kundër Manchester City.
Me afrimin e ndeshjes, sfidë e cila do të luhet ditën e nesërm me 9 qershor, “Gazzetta dello Sport” zhvilloi një intervistë të gjatë me Steven Zhang, presidentin e zikaltërve.
“Unë e respektoj thellësisht Cityn, një ekip madhështor. Por ne kemi cilësinë për t’u përballur me ta. Vitet e fundit, sa më e lartë të jetë forca e kundërshtarit, aq më mirë luajmë ne. Interi kundër skuadrave të mëdha ka bërë shumë mirë, por ndaj atyre më pak konkurruese kemi humbur pikë herë pas here.
Kam menduar shumë herë në kokën time se si do të ishte të fitojë një Champions League. Megjithatë, tani që jemi në finale, të gjithë ne në klub kemi një dëshirë të jashtëzakonshme për të provuar dhe ne jemi të bashkuar. Siç tha Inzaghi, ne nuk kemi frikë, ka vetëm emocione të mëdha për të luajtur këtë ndeshje. Ne besojmë në të”, është shprehur presidenti i Interit, Zhang./h.ll/abcnews.al