“Wembley” ishte vendi i ndeshjes së fundit të turneut në fjalë midis Italisë dhe Anglisë, por ajo që premtonte të ishte një festë përfundoi si një film horror. Qindra tifozë pa bileta tentuan të hyjnë në stadium, duke kapërcyer kordonët e sigurisë dhe duke shkaktuar kaos rreth tempullit të futbollit anglez.
Nuk harrohet as ajo që ndodhi në finalen e Champions-it në vitin 2022 në Paris. Fillimi i finales së Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool është dashur të shtyhet për disa minuta për shkak të incidenteve të ndodhura jashtë stadiumit “Saint-Denis”. Mijëra tifozë me bileta, përveç kalvarit që pësuan për të mbërritur në stadium, u grumbulluan në dyert e hyrjes, madje duke qenë edhe viktima të akuzave të policisë.
Nisur nga të gjitha këto incidente të padëshiruara dhe me objektivin që episode të tilla të mos përsëriten në ndeshjen mes Dortmund dhe Madrid në Londër, finalja e parë në tempullin e futbollit anglez që nga viti 2013. Mediat angleze kanë raportuar se Federata Angleze (FA) ka përgatitur masa sigurie shtesë. Stadiumi do të blindohet si kurrë më parë.
“Operacioni më i madh i sigurisë në historinë e tij”, do të përbëhet nga më shumë se 2,500 personel sigurie, numri më i madh i vendosur ndonjëherë për një ngjarje në Wembley. Për këto masa janë shpenzuar rreth 1 milionë euro shtesë./ h.ll/abcnews.al