Liverpool dhe Flamengo do të luajnë në orën 18:30 finalen e Botërorit për Klube. Të dyja skuadrat duan ta fitojnë këtë trofe, por ekipi favorit, konsiderohet Liverpooli i Jurgen Klopp. Të dy trajnerët e kanë vlerësuar në maksimum këtë takim dhe formacionet fillestare e tregojnë këtë gjë.
Klopp ka rreshtuar 11-shen e tij më të mirë. Alisson, Arnold, Gomez, Van Dijk dhe Robertson do të kenë përgjegjësinë për të ruajtur portën e tyre. Në mesfushë, rreshtohen Keita, Henderson dhe Chamberlain, ndërsa në sulm, Klopp nuk kursehet aspak, duke aktivizuar treshen e frikshme: Salah, Mane dhe Firmino.
Flamengo vjen me Diego Alveshin në portë, ndërsa dy brazilianët e njohur të mbrojtjes, Felipe Luis dhe Rafinha e nisin titullarë. Gerson dhe Bruno Henrique ruajnë vendin e tyre në formacion, ndërsa sulmin vazhdon ta udhëheqë Gabriel “Gabigol” Barbosa./abcnews.al