Finalistët e parë të NBA/ Oklahoma kthehet pas 13 vitesh në finalen për titullin kampion

schedule12:52 - 29 Maj, 2025

schedule 12:52 - 29 Maj, 2025

Oklahoma është skuadra e parë finaliste e NBA. Thunders mbyllën në mënyrën më të mirë paraqitjen e shkëlqyer në fazën e play off, duke nxjerrë jashtë Minesota.

E udhëhequr edhe një herë nga Gilgous-Alexander, Oklahoma fitoi sfidën e pestë gjysmëfinale, duke vendosur shifrat 4-1 në serinë e përgjithshme.

Ndeshja e fundit e luajtur në “Paycom Center” të Oklahoma City u dominua nga vendasit, që imponuan 3o pikë diferencë në rezultatin 124-94.

Gilgous-Alexander tregoi edhe një herë se meritoi trofeun si “MVP” i sezonit të rregullt.

Kanadezi ishte shënuesi më I mirë me 34 pikë, ndërsa I shtoi paraqitjes së madhe personale, 8 asist për shokët e skuadrës dhe 7 topa të kapur në tabela.

Krejt I ndryshëm është diskutimi për yllin e Minnesota, Anthony Edëards.

Në hije, ashtu si e gjithë skuadra e tij, ai shënoi vetëm 19 pikë, kapi 6 topa poshtë koshave dhe dha vetëm 2 asist.

Në fund festa ishte për Oklahoma, që pas 13 vitesh kthehet të luajë një finale në NBA.

Tani City Thunder presin të njohin rivalët në fianalet e titullit kampion, që do të vijnë nga Lindja. Me shumë mundësi do të jetë Indiana, që kryeson 3-1 serinë e gjysmëfinales tjetër ndaj Nju Jork Knicks./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!