Finale spektakolare në US Open mes Dominic Thiem dhe Alexander Zverev. Gjermani fitoi dy setet e para (6-2 dhe 6-4) dhe u duk se preku trofeun e madh.
Por Thiem nuk u dorëzua dhe kreu një përmbysje fantastike (hera e parë prej vitit 1949 që përmbysej disavantazhi 0- 2 me sete në një finale) në edicionin numër 140 të turneut amerikan.
Dominic Thiem defeats Alexander Zverev in five sets to win his first career Grand Slam title ? pic.twitter.com/gZugMXerRm
— Bleacher Report (@BleacherReport) September 14, 2020
27-vjeçari austriak siguroi 6-4 setin e tretë, duke fituar besim në vetvete. Më pas erdhi dominimi i setit të katërt me rezultatin 6-3.
Seti final ishte plot rivalitet dhe emocione. Zverev arriti avantazhin 5-3, por në fund u mbyll 7-6 për Thiem, duke i dhuruar Grand Slam-in e parë në karrierë.
I am both super happy for #Thiem on winning the #USOpen because he really deserves it and also gutted for #Zverez because he was very very close and he is such a top player too.
Anyway, I am sure we shall see a lot of great #tennis from these lads in the years to come! pic.twitter.com/EHfnSSkxXh— Dr.John Mark Bwanika (@drjohnmark_b) September 14, 2020
Ky i fundit bëhet austriaku i dytë që fiton një Grand Slam pas Thomas Muster, i cili triumfoi në Roland Garros në vitin 1995. “Nuk ishte ndeshja që prisja, por urime për Thiem për faktin që fitoi Grande Slam-in e parë“, deklaroi Zverev.
Nga ana tjetër, fituesi u shfaq tepër i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa vlerësoi edhe paraqitjen fantastike të kundërshtarit “Jam shumë i lumtur, por di të them që si unë edhe Alexander e meritonim fitoren“, u shpreh kampioni. /abcnews.al