Superiorja ndryshoi format verën e kaluar, duke aplikuar skemën “Final 4” për fitimin e titullit kampion. Katër skuadrat e para do të ndeshen mes tyre në “Air Albania” për fitimin e trofeut. Në dy takime gjysmëfinale dhe finalen e madhe.
Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, e ndjekur nga Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti i hedhur në “Air Albania” vuri përballë Egnatian me Vllazninë dhe Partizanin me Skënderbeun.
Skuadra nga Rrogozhina dhe “Demat” e Orges Shehit janë të avantazhuara si pasojë e renditjes, kështu që u mjafton edhe barazimi për të kaluar në finalen e madhe.
Ndërkohë, fitorja është alternativa e vetme për shkodranët e Thomas Brdaric dhe juglindorët korçarë. Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj. Dy ditë më vonë Egnatia-Vllaznia (19). Më pas finalja e madhe në datën 26 maj./ h.ll/abcnews.al