Filmi “Oppenheimer” do të shfaqet në Japoni dy javë pas çmimeve “Oscars”

schedule20:09 - 25 Janar, 2024

schedule 20:09 - 25 Janar, 2024

Nga data 29 mars, publiku japonez do të mund të shikojë në kinema filmin e Christopher Nonal “Openheimer”. Pas reagimeve të forta për mënyrën e promovimit të filmit, i cili u pa si nënvlerësim i bombardimeve atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, distributori japonez i filmit, Bitters End, njoftoi se filmi do të shfaqej më në fund disa ditë pas ndarjes së çmimeve ‘Oscar’.

Pavarësisht se në shumicën e vendeve të botës filmi me Cillian Murphy, në rolin e Oppenheimer, është shfaqur tashmë që në verë, në Japoni do të shfaqet gati gjysmë viti më vonë. Kjo për shkak se filmi konsiderohet një projekt i diskutueshëm, pasi dy bombat atomike të krijuara nga Oppenheimer dhe ekipi i tij u shpërthyen në vitin 1945 mbi Hiroshima dhe Nagasaki, duke vrarë qindra mijëra civilë.

Ndërkohë, zemërimi i Japonisë është nxitur edhe nga raportimet dhe memet në rrjetet sociale për filmat “Barbie” dhe “Oppenheimer”, premiera botërore e të cilëve përkoi korrikun e kaluar. Memet e internetit “Barbenheimer” që përshkruanin shpërthime bërthamore “rozë” u panë si nënvlerësim të këtij holokausti bërthamor.

Pas shikimit të filmit, ne mendojmë se Christopher Nolan ka krijuar një përvojë unike kinematografike që kapërcen tregimin tradicional dhe duhet parë në ekranin e madh. Ftojmë publikun ta shikojë filmin me sytë e tij kur bëhet fjalë për Japoninë,” tha në dhjetor distributori japonez i filmit Bitters End. Kujtojmë që filmi është në garë për një statujë në 13 kategori në Oscars të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!