Filloni të kontrolloni garderobën, fustanet me pika janë kudo

schedule22:28 - 3 Mars, 2022

schedule 22:28 - 3 Mars, 2022

E mbani mend verën kur fustani me pika i Zarës u bë viral? Vera në të cilën nuk mund të lëviznit askund pa parë dikë që e kishte veshur atë fustan? Vera gjatë së cilës nuk mund ta vishnit këtë fustan sepse ishte i shitur në të gjithë vendin? Epo, për ata që arritën ta fusin në dorë këtë fustan, është koha ta nxjerrin sërish në sipërfaqe sepse edhe një herë fustanet me pika po rikthehen dhe po vërshojnë raftet dixhitale. Gjëja më e mirë është se ata kthehen në të gjitha versionet e tyre, mini, midi dhe maxi dhe janë gati t’ju dhurojnë një verë të ëndërruar. Më poshtë janë disa nga të preferuarat tona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!