Drejtori i Kadastrës Artan Lame ka njoftuar ditën e sotme nisjen e procesit të regjistrimit të pronave në jug të vendit.
Lame deklaroi se ky proces do të trajtojë 16 mijë e 500 pasuri private, shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi dhe ato të privatizuara,
Në këtë proces do të përfitojnë edhe 5200 pasuri shtetërore dhe 8000 banorë rezidentë. Lame theksoi se procesi do të monitorohet nga ekipet e dërguara nga Tirana.
Ai veçoi disa nga problematikat e hasura përgjatë kësaj kohe si akte pronësie të mbivendosura nga dy e më shumë herë, dokumente të falsifikuara, presione nga më të ndryshmet si dhe vendime komisionesh.
“Pas një pune prej disa muajsh sot Kadastra Shqiptare hapo zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar në 8 zonat kadastrale të Bregdetit të Jugut.
E thënë me fjalë të thjeshta fillon procesi i regjistrimit të pronave në jug. Regjistrimi i pronës në Jug është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në atë zonë.
Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri privat kryesisht toka të përfituara ne AMTP, shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara.
Gjithashtu procesi do të trajtojë edhe 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukturore, kullota, pyje etj.
Prej tij do të përfitojnë 8000 banorë rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.
Përgjatë 26 vjetëve që funksionon procesi i regjistrimit fillestar, ky proces ka filluar dhe pastaj është braktisur pa u përfunduar. I premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave se kësaj radhe shteti shqipar do ta çojë deri në fund këtë proces.
Procesi i legalizimit fillestar i ka rrënjët dhe mundësohet përmes ligjit të ri për kadastrën, të hyrë në fuqi në fillim të vitit të kaluar
I gjithë procesi i regjistrimit do të kryhet dhe monitorohet nga ekipet tona të dërguara nga Tirana.
Gjatë kësaj periudhe përgatitore jemi ndeshur me një mori problematikash të mbartura e shtetëzuara ndër vite. Jemi ndeshur me akte pronësie të mbivendosura nga dy e më shumë herë, me dokumente të falsifikuara, presione nga më të ndryshmet, vendime komisionesh”, deklaroi Lame./abcnews.al