Pas 20 vitesh lufta në Afganistan mbaroi. Komandanti amerikan, gjenerali Kenneth McKenzie, tha se avioni i fundit “C-17” ishte larguar nga Kabuli me ambasadorin amerikan në bord.
Kështu përfundoi një operacion masiv për evakuimin e më shumë se 120,000 njerëzve në pak se dy javë: amerikanë, të huaj të tjerë dhe shumë afganë.
Por ajo la pas tragjedinë që e mbyti vendin.
Pentagoni tha se po hetonte raportet se një sulm me dron që synonte një terrorist në orët e fundit të operacionit kishte vrarë 10 civilë.
Gjenerali amerikan McKenzie tha se edhe pse misioni ushtarak kishte përfunduar, misioni diplomatik për të ndihmuar ata që nuk ishin në gjendje të largoheshin para afatit do të vazhdonte.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë duke theksuar se pret që talebanët të mbajnë premtimet e tyre për të lënë njerëzit të largohen.
Ai gjithashtu parashtroi në terma të gjerë pritshmëritë në luftën kundër terrorizmit, të drejtave të njeriut dhe qasjes humanitare për ta futur Afganistan në një epokë të re./ db/Abcnews.al