Fillon java II e sondazhit në Abcnews.al: Partitë dhe kandidatët rinisin nga ZERO. Shikoni rezultatin e deritanishëm

schedule10:34 - 5 Prill, 2021

schedule 10:34 - 5 Prill, 2021

U rihap sot në orën 10:00 sondazhi i Abcnews.al për javën e dytë. Të gjitha partitë dhe kandidatët kanë rifilluar nga zero.

Ashtu siç kishim njoftuar edhe më herët, sondazhi do të jetë i hapur nga paraditja e së hënës deri në mbrëmjen e së dielës, ndërsa në fillim të javës (siç ndodhi sot) gjithçka do të fillojë nga zeroja për të gjitha partitë dhe kandidatët.

Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e Abcnews.al.

E njëjta praktikë do të ndiqet edhe gjatë dy javëve të tjera pasardhëse deri një natë para zgjedhjeve të 25 prillit ku edhe sondazhi do të mbyllet përfundimisht.

Çdo të dielë në mbrëmje, abcnews.al do të tregojë rezultatet bruto dhe nuk do të dalë me një përfundim në lidhje me fituesin e mundshëm të zgjedhjeve të 25 prillit pasi bëhet fjalë vetëm për një dhënie pëlqimi online ndaj një partie apo kandidati, e cila jo domosdoshmërisht mund të përkthehet në votë.

Programuesit e abcnews.al kanë marrë masat e duhura për t’i paraprirë çdo tentative për të manipuluar treguesit nga parti apo kandidatë të mundshëm. Çdo qasje e tillë është kapur dhe do të kapet nga sistemi i ngritur prej nesh në mënyrë që ajo që pasqyrohet në rezultate të jetë sa më pranë realitetit në terren.

Si votohet?

Fillimisht, çdo lexues duhet të zgjedhë qarkun në të cilin dëshiron të japë pëlqimin e tij për një parti apo kandidat. Pasi të ketë hyrë në qark, lexuesi duhet të zgjedhë fillimisht partinë, të cilat janë të listuara ashtu siç do të duken në fletën e votimit.

Pasi të ketë dhënë pëlqimin për partinë, sistemi i ndërtuar nga programuesit e abcnews.al do t’i nxjerrë atij listën e kandidatëve të asaj partie me renditjen sipas listës zyrtare të dërguar në KQZ. Pasi të japë pëlqimin edhe për kandidatin, sistemi e numëron atë dhe mbyllet duke mos i dhënë mundësinë lexuesit të votojë sërish për një periudhë 1 javore.

Lexuesi ka mundësi të shohë rezultatet pasi të ketë votuar në mënyrë që të mos ndikohet kur të japë pëlqimin e tij.

Përmes kësaj forme dhe masave të tjera të marra, programuesit tanë kanë parandaluar çdo lloj tentative nga subjekte politike apo kandidatë që ndërhyjnë në mënyrë të pandershme në rezultatin e sondazhit.

Çdokush mund të votojë vetëm 1 herë në javë. Rezultatet mbyllen dhe zerohen në fund të javës për të rifilluar nga zero në hënën. Deri një ditë para zgjedhjeve do të publikohen 4 herë rezultatet finale të javës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!