Hunter Biden, i cili kaloi fundjavën me babanë e tij, është akuzuar në Delaëare për tre krime në lidhje me blerjen e një arme zjarri në vitin 2018. Konkretisht, Hunter Biden akuzohet se ka bërë dy deklarata të rreme kur plotësoi dokumentet për blerjen e armës.
Është e paligjshme mbajtja e armës gjatë përdorimit të drogave të paligjshme. Gjyqi vjen vetëm disa ditë pasi Donald Trump u dënua për 34 krime në Nju Jork.
Hunter Biden gjithashtu përballet me një gjyq të veçantë në Kaliforni në shtator me akuzat se ai nuk ka paguar 1.4 milionë dollarë taksa.
Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka argumentuar se është vënë në shënjestër nga Departamenti i Drejtësisë pasi të dyja rastet supozohej të ishin zgjidhur përmes një marrëveshjeje me prokurorët korrikun e kaluar.
Hunter Biden mbërriti në gjykatën federale në Delaware, i shoqëruar nga gruaja e tij, Melissa Cohen, dhe avokatja e tij, Abby Loëell, si dhe nga motra e tij Ashley Biden.
/abcnews.al