Fillon ‘era’ e Trump/ Nura: Mund të rikthehet projekti i vjetër për dialogun Kosovë-Serbi

schedule19:19 - 20 Janar, 2025

schedule 19:19 - 20 Janar, 2025

Gazetari Artur Nura u shpreh për edicionin informativ se fitorja e Trump erdhi si pasojë e dobësimit të së majtës. Sipas tij, presidenti i ri do ta ketë të vështirë të realizojë premtimet.

Nura u shpreh se fundi i luftës Rusi- Ukrainë do të lëri të humbur perëndimin.

Unë e shoh me një pikë vështrimi krejt ndryshe. Dita e sotme është një ditë protokollare feste, por unë e shoh në thellësi. Nuk e shoh që e fitoi sepse ishte me këto pretendime. Fitoi sepse ishte dobësuar e  majta. Partia Demokratike ishte pa lidership. Sigurisht kjo solli humbjen e pushtetit. Të gjitha premtimet e Trump do aplikohen në jetë. Në këtë sallë ishin të gjitha racat, gjithë kori ishte me të gjitha racat. Përqindja e të ardhurve në vendet e zhvilluara po shkon në pozita të barabarta, ai mbajti premtimet në anën protokollare, por nuk besoj se do ja dalë sepse do e ketë të vështirë.

Projekti i Trump për Kosovën dhe Serbinë ka qenë i ndryshëm, ka nisur të aplikohet dhe u stopua, me kosto shumë të madhe për Kosovën. Unë besoj që mund të kthehet projekti i vjetë i Trump, për ndryshim kufijsh qartazi. Në një moment të caktuar pati reagim dhe kush ishte pjesë mbështetëse tha që nuk isha. Për Kosovën mund të ndikojë pozitivisht për cështjen e Thaçit. Trump mund ta mbyll luftën Rusi- Ukrainë duke lënë perëndimin të humbur. Pushteti i tij është absolut dhe me një kosto të madhe për perëndimin.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!