Presidenti Hashim Thaçi për të katërtën ditë radhazi ka dalë para Prokurorisë Speciale në Hagë. Mesditën e kësaj të enjtje në orën 14:00 ka nisur dhe intervistimi i kreut të shtetit, por ai nuk ka pranuar që të prononcohet për mediat.
Thaçi që nga e hëna është duke qëndruar në Hagë. Gjatë tri ditëve të kaluara intervistimi i Thaçit ka zgjatur rreth gjashtë orë. Edhe sot sikurse edhe ditëve të mëparshme para hyrjes së Prokurorisë Speciale, po qëndrojnë bashkatdhetarët nga vendet e ndryshe të BE-së, të cilët kanë ardhur që të mbështesin presidentin Thaçi.
Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”./abcnews.al