Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fillojnë bisedimet për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës

schedule16:51 - 4 Shkurt, 2025

schedule 16:51 - 4 Shkurt, 2025

Hamasi thotë se bisedimet kanë filluar për fazën e dytë të marrëveshjes për lirimin e të burgosurve dhe armëpushimin në Gaza.

“Negociatat kanë filluar në fazën e dytë”, tha Hamasi në një deklaratë, të raportuar nga Times of Israel.

Në deklaratë ata pohojnë se Izraeli po e shmang dhe po vonon zbatimin e marrëveshjes kur bëhet fjalë për ndihmën humanitare.

Njoftimi për rifillimin e negociatave i referohet bisedimeve mes Hamasit dhe ndërmjetësuesve.

Izraeli tha se do të dërgonte një ekip në Doha për bisedime në ditët në vijim.

Sipas marrëveshjes fillestare të armëpushimit, negociatat për fazën e dytë duhej të fillonin në ditën e 16-të të armëpushimit, që ishte dje.

Faza e dytë do t’i jepte fund luftës dhe do të çonte në lirimin e të burgosurve të mbetur të gjallë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!