Filipinezja që jep mësim në Tiranë/ Erdhi për pushime, tani punon si mësuese matematike

schedule17:49 - 21 Janar, 2024

schedule 17:49 - 21 Janar, 2024

Areej Ludo është 25 vjeçe. Prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri. E reja filipineze ushtron profesionin si mësuese matematike në Tiranë. Shqipëria ishte për të si një dashuri me shikim të parë, kur erdhi për pushime dhe më pas vendosi të vinte për të punuar.

“Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë. Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mirëpritja e njerëzve. Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë të eksplorojë shtete vende të ndryshme. Shqipëria i ka të gjitha”.

Areej thotë se po përshtatet shumë mire me Tiranën ku ka ardhur verën e kaluar.

“Duke marrë parasysh se unë jam e re këtu, unë po përballem me shumë sfida. Mirëpo po mësoj shumë gjëra këtu edhe jam duke e shijuar në të njëjtën kohë. Për aq kohë që kam etje për të mësuar sa më shumë dhe të argëtohem këtu, do të kemë gjithmonë gjëra për të eksploruar. Kohën e lirë mudohem ta shfrytëzoj duke bërë shëtitje, duke u marr me sport. Ndonjëherë, luaj tenis me shokët e mi madje shkojmë edhe për hiking”.

Në pak kohë që ndodhet në Tiranë, e reja thotë se mikpritja e shqiptarëve e ka bërë të ndihet si në shtëpinë e saj.

“Këtu në Shqipëri pa diskutim më pëlqejnë bukuritë natyrore. Por dua të nënvizoj mikpritjen. Ndihem si në shtëpi këtu. Prej muajit tetor punoj në Tiranë si mesuese. Kam bërë shumë miq”.

Teksa është duke i eksploruar të gjitha, ushqimin e saj të preferuar nuk heziton të na e tregojë.

“Dua byrek”.

Vendlindja i mungon, por rikthimin tani për tani nuk e mendon.

“Më mungojnë ishujt Filipine vërtet. Kultura, koha dhe familja. Por këtu gjeta miq, që i kam si familje. Për momentin nuk e mendoj që të kthehem, vetem për pushime do shkoj”.

Dashuria që i japin fëmijët e bën ta dashurojë profesionin e mësueses, dashur të cilën e ka trashëguar nga nena e saj

“Gjithmonë kam dashur të behem mesuese, nëna ime ka qenë mësuese, kështu që e kam pasur në gjak. Është një ndjesi krejt ndryshe, që merr nga fëmijët që mësojnë nga ty dhe të degjojnë, në një fare menyre rriten me ty. Është një lloj tjetër kënaqësie që merr”.

Para se të vinte në Shqipëri 25 vjeçarja filipineze ka nisur të japë mësim fillimisht në vendin e saj, e më pas në dy shtete skandinave Norvegji dhe Danimarkë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!