Filipçe: Vaksinimi në Maqedoni do të fillojë me vaksinat kineze

schedule14:22 - 3 Shkurt, 2021

schedule 14:22 - 3 Shkurt, 2021

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se nuk dëshiron të spekulojë me datën e saktë se kur do të arrijnë vaksinat në vendin tonë, por tha se kjo do të jetë shumë shpejtë.

Filipçe në një deklaratë për mediat ka thënë se

Ai tha se po vazhdojnë kontaktet me Pfizer, me përfaqësitë e tyre në Beograd dhe në Romani prej ku pritet dokumentet që t’i lejohet Serbisë t’i eksportoj vaksinat në RMV.

Vaksinimi kundër COVID-19 në vendin tonë do të fillojë me vaksinat kineze për furnizimin e të cilave jemi në fazën finale. Bëhet fjalë për 200 mijë vaksina për të cilat transportin e organizon Ministria e shëndetësisë”, tha Filipçe.

Ndryshe, të parët për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësor ndërsa më pas kategoritë tjera të qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!