Filipçe: Vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut nis në prill

schedule19:48 - 24 Mars, 2021

schedule 19:48 - 24 Mars, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka deklaruar se aktualisht po përjetojmë valën e tretë të pandemisë.

Ai ka shtuar se presioni në spitale është rritur.   “E madhe është trysnia në spitale, dhe këtë e menaxhojmë me punën intensive dhe koordinim me të gjithë drejtorët e spitaleve. Nuk do të lejojmë të mos ketë shtretër të lirë”, thotë Filipçe.

Ministri tha se imunizimi masiv planifikohet të fillojë në prill me 200 mijë vaksinat që do të arrijnë nga Kina dhe nga Rusia.

Procesi i imunizimit në Maqedoni nisi 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Pas tyre, prioritet do të kenë personat mbi 70 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!