Ministri i Shëndetësisë i Maqeddonisë së Veriut, Venko Filipçe, në një konferencë për mediat ka bërë me dije se pritet që të prill të nisë vaksinimi masiv.
Filipçe ka thënë se duke marrë parasysh ndryshimet që bëhen tek prodhuesit, është e mundur që kjo periudhë kohore të ndryshojë.
“Deri në fund të muajit prill ose në fillim të majti, nëpërmjet mekanizmit COVAX presim 100 mijë vaksina, ndërsa nga fillimi i prillit shpresojmë që të fillojmë me vaksinimin masiv të popullatës. Lidhur me prokurimin e vaksinave, pritet që deri në fund të këtij muaji, ose fillimin e tjetrit përmes mekanizmit COVAX, të arrijnë rreth 100,000 vaksina. Theksoj se duke pasur parasysh ndryshimet që ndodhin dhe informacionet nga prodhuesit, kjo mund të vonohet”, tha Filipçe.
Ndër të tjera ai ka theksuar se së fundmi në lidhje me procesin e vaksinimit kanë nisur bisedimet me Kinën dhe Rusinë për vaksinat e tyre, por akoma nuk ka datë të saktë kur do të arrijnë.
Filipçe the se sistemi shëndetësor është i gatshëm për vaksinim masiv të popullsisë.e.su./abcnews.al