Filantropi i njohur dhuron pasurinë prej 8 miliard dollarësh për bamirësi

schedule22:39 - 16 Shtator, 2020

schedule 22:39 - 16 Shtator, 2020

Ish-miliarderi dhe bashkëthemeluesi i gjigantit që operon në aeroporte Duty Free Shoppers, e ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij, dhe tashmë është praktikisht trokë.

Megjithatë, ai këmbëngul se më i lumtur se kaq nuk mund të ishte, shkruan abcnews.al

89-vjeçari Charles ‘Chuck’ Feeney, u bë miliarder me krijimin e Duty Free Shoppers bashkë me Robert Miller në 1960, por ai donte që të vdiste duke mos pasur “asnjë kacidhe”.

Filantropisti njihet për premtimin që kishte dhënë: t’ua jepte të gjithë pasurinë e tij organizatave që merren me bamirësi, një ëndërr që ai e bëri realitet në shtator pasi dhuroi më shumë se 8 miliard dollarë për organizatat e bamirësisë, universitete dhe fondacione përmes organizatës së tij Atlantic Philanthropies.

Ai dhuroi 3.7 miliardë dollarë për arsimin, duke përfshirë gati 1 miliard dollarë për universitetin ku studioi Cornell, më shumë se 870 milion dollarë për të drejtat e njeriut dhe ndryshimet shoqërore duke përfshirë 62 milion dollarë grante për heqjen e dënimit me vdekje në SHBA dhe 76 milion dollarë për fushatat bazë që mbështesin kalimin e Obamacare, sipas Forbes.

Feeney dhuroi po ashtu më shumë se 700 milion dollarë grante për kauzat shëndetësore duke filluar nga një grant 270 milion dollarë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor publik në Vietnam në një grant 176 milion dollarë Institutit Global të Shëndetit të Trurit në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.

Një nga dhuratat e tij të fundit ishte një donacion prej $ 350 milion për Cornell për të ndërtuar një kampus teknologjik në ishullin Roosevelt të Neë York City.

Feeney ishte pionier i idesë “Giving While Living”, që mbështet dhurimin e shumave të mëdha për bamirësi gjatë gjithë jetës, në vend që këto para të mbeten prapa pas vdekjes. s.b/abcnews.al/