Në ditët e fundit zbardhja e dosjes së operacionit “Shpirti” dhe dëshmitë e të penduarve për lidhjen mes trafikantëve dhe segmenteve të caktuara të policisë kanë rikthyer edhe njëherë debatin dhe akuzat e opozitës në drejtim të shumicës për trafikun e drogës.
Në një pjesë të përgjimeve, njëri nga trafikantët flet për fikjen e radarëve kundrejt pagesave nga trafikantët për të kaluar gomonen drejt Italisë (lexo ketu).
Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Fierit, ish-ministri Enkelejd Alibeaj ka postuar një video të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe dy të Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka ku deklarojnë se radarët nuk mund të fiken. Deputeti i PD-së i akuzon tre ish-ministrat për mashtrim.
“Kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit! Ja si mashtruan ministrat e Ramës” shkruan Alibeaj./ Abcnews.al