Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fiksimi Mourinho, Perez “orkestroi” qëllimisht merkaton e Realit

schedule16:16 - 2 Tetor, 2019

schedule 16:16 - 2 Tetor, 2019

Barazimi i djeshëm përballë Club Brugge në shtëpi ishte i papritur për Real Madrid. “Los Blancos” numërojnë vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve të para në Champions dhe e ardhmja e Zidane në stol mbetet në pikëpyetje.

Jose Mourinho është fiksimi i madh i Florentino Perez, i cili  po e pret me padurim portugezin në Madrid. Lajmet që vijnë nga Anglia flasin për një plan të qartë të presidentit të Realit.

Perez bëri gjithçka për të bllokuar ardhjen e Paul Pogba, i cili ishte kërkesa kryesore e trajnerit Zidane”, komenton Duncan Castles, gazetar i The Times dhe mik i ngushtë i portugezit.

Jo vetëm kaq. Sipas anglezit, Perez tentoi edhe largimin e Sergio Ramos, por kapiteni nuk u tundua fare nga ofertat e tjera. Shkaku? Mourinho ka një raport shumë të keq me Pogba dhe Ramos.

Perez e di mirë këtë fakt, por ia ka dalë vetëm me njërin. Mesfushori francez nuk zbarkoi kurrë në Madrid, ndërsa kapiteni Ramos është ende aty, me presidentin e Realit që vazhdon e ëndërron te rikthimi i “Special One”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!