Ditën e djeshme qarkulluan zëra që Dani Ceballos kërkon largimin nga Arsenal. Spanjolli po has vështirësi tek ekipi londinez, teksa Mikel Arteta, i cili nuk po e aktivizon si titullar, ka folur rreth situatës së tij.
Trajneri i “Topçinjve” nuk i kursen kritikat për 23-vjeçarin. Mesfushori ofensiv është në pronësi të Real Madrid dhe verën e kaluar u transferua tek Arsenal, por deri tani ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.
“Kam biseduar me Ceballos. Kur erdha këtu ai po merrte veten nga dëmtimi i pësuar. Nuk e kam parë shumë, është stërvitur vetëm një javë ose rreth 10 ditë me ne. Kam dëgjuar zëra, por nuk dua t’i komentoj. Dani duhet të rikthehet në formë dhe të luftojë për hapësirat e tij“, thekson Arteta. /abcnews.al