Fiket roboti familjar pas 5 vitesh ekzistencë

schedule20:28 - 6 Mars, 2019

schedule 20:28 - 6 Mars, 2019

Roboti Jibo, i krijuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve, do të fikë serverët, për shkak të uljes së ndjeshmërisë së sensorëve. Pikërisht për këtë arsye, çmimi i këtij roboti të krijuar 5 vjet më parë si një majë e teknologjisë, ka rënë ndjeshëm.

Pronarët e “robotit social” Jibo, i njohur si “roboti i pare i familjes ne bote “ jane shprehur se serveret e robotit se shpejti do te fiken. Roboti kishte të veçantë mënyrën e avancuar të teknologjisë që ka për njohjen e fytyrës dhe të zërit të pronarëve të tij.

Projekti për të sjellë në familje robotin Jibo ka nisur që në vitin 2014 dhe për të arritur këtë firmës Indiegogo iu desh të shpenzonte rreth 3.7 milion dollarë. Gazetari Dylan Martin ka ndarë në Twitter një video të robotit duke shprehur të gjitha anët e mira që ka.

Roboti Jibo është krijuar për t’u ardhur në ndihmë familjarëve, për probleme nga më të ndryshmet. Një robot i tillë, ruan shumë mirë fotot e familjes, lexon tregime të memorizuara në të dhe bën shoqëri të mirë gjatë vetmisë, apo iu kujton anëtarëve të familjes detyrat që kanë për të kryer. Nga viti 2014 ky robot mund të blihej me një çmim prej 685 dollarë, por vitin e kaluar çmimi i tij ra në 499 dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!