Juristja Brizida Gjikondi e quajti Ismail Kadarenë si figurë gjigande e gjuhës dhe letërsisë shqiptare.
Në një intervistë për ABC News, ajo tha se pasuria që Kadare i ka lënë historisë sonë është e pazëvendësueshme.
“Në të tërën e tij, Kadareja ka qenë një figurë gjigande e mendimit dhe gjuhës shqiptare. Ai ka qenë një nga mendimtarët më të shquar të gjuhës shqipe. Të mos harrojmë që pasurinë që i ka bërë gjuhës shqiptare… i ka futur psikologji dhe filozofi. Mendimtari Kadare ka pasur si dhunti shkrimin. Me largimin e tij fizik. Zbërthimi i veprave të tij do të sjellë një këndvështrim ndryshe dhe madhështor për Kadarenë.
Më pëlqeu ceremonia e organizuar. Më pëlqen zgjedhja e imazhit të Nën Terezës, flamuri shqiptar. Kjo tregon një nivel me organizimin. Pra ceremonia për Kadarenë është prekëse.”, u shpreh Gjikondi.
/abcnews.al