Figura historike në Urën e Dajlanit/ Artisti Bledar Cukali zëvendëson mbishkrimet raciste në gjuhën serbe

schedule20:21 - 13 Maj, 2023

schedule 20:21 - 13 Maj, 2023

Rrugëtimi në shekuj përmes portreteve historike  vjen nga penelat e Bledar Cakallit  në Urën e Dajlanit,

Mbretëresha Teuta, Pirroja i Epirit, mbreti Bardhyl i Dardanisë, Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Adem Jashari kane zëvendësuar mbishkrimet raciste në gjuhën serbe.

Artisti Bledar Cakalli thotë se i është dashur në punë shumë e madhe për të arritur deri këtu, pasi i është dashur që të pastroj këmbët dhe fasadën e urës dhe pastaj të niste me pikturat.

Bledari thotë se e nisi këtë nismë shumë i dyzuar pasi nuk e dinte si do të reagonin njerëzit. Tani thotë se ka marë mbështetje e të gjithëve. Shumë njerëz e mbështesin në rrjetet sociale por ka edhe shumë qytetarë që e inkurajojnë nga afër.

Teksa Ura e Dajlanit ka marë një pamje tjetër, Bledari thotë se tashmë puna e tij do të përqendrohet te realizimi i portretit të Nënë Terezës dhe katër klerikëve shqiptarë.

Me nisjen e sezonit veror, turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut bejne plazh në hyrje të zonës në një zonë publike dedikuar figurave historike të kombit tonë. /abcnews.al