Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

FIGC hap dosjen hetimore, Sarri akuzoi arbitrat ashpër pas ndeshjes ndaj Napolit

schedule15:30 - 5 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 5 Shtator, 2022

Vazhdojnë të bëjnë zhurmë fjalët e ashpra të Maurizio Sarri pas ndeshjes Lazio-Napoli në lidhje me drejtimin e ndeshjes dhe qëndrimin e përgjithshëm të arbitrave ndaj ekipit të tij.

Prokuroria Federale ka hapur një dosje hetimore për deklaratat e trajnerit.

“Prokuroria Federale ka hapur një dosje hetimore për deklaratat e trajnerit të Lazio, Maurizio Sarri pas ndeshjes Lazio-Napoli të shtunën, me akuza të rënda ndaj arbitrave”, thuhej në njoftim.



Në mënyrë të detajuar, pas ndeshjes Sarri kishte kritikuar ashpër drejtimin e ndeshjes nga Sozza. “Ose janë të pakta ose ka një zgjidhje më shqetësuese B”, deklaroi trajneri toskan, duke nënvizuar më pas qëndrimin “paragjykues të arbitrave ndaj Lazios në përgjithësi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!