FIFA zgjat afatin e rregullave të vendosura për të mbrojtur të drejtat e lojtarëve e trajnerëve

schedule14:06 - 21 Qershor, 2022

schedule 14:06 - 21 Qershor, 2022

Lojtarët dhe trajnerët që janë të lidhur me klubet ruse ose ukrainase do të mund të pezullojnë kontratat e tyre deri më 30 qershor 2023.

FIFA ka vendosur të zgjasë afatin e rregullave të reja të vendosura për të mbrojtur të drejtat e lojtarëve dhe trajnerëve që janë pjesë e klubeve ruse dhe ukrainase.

Këtë e ka bërë të ditur vetë organi më i lartë botëror i futbollit, FIFA, i cili ka shpjeguar se si ky vendim pason ato të miratuara në mars.

Sipas këtyre dispozitave, lojtarët dhe trajnerët në fjalë, përveç rasteve kur bien dakord ndryshe me klubet e tyre, do të kenë të drejtë të pezullojnë kontratat e tyre deri më 30 qershor 2023.

Në këtë mënyrë si lojtarët ashtu edhe trajnerët do të kenë mundësi të punojnë dhe të marrin rrogë në vende të tjera. Gjithashtu u konstatua se të miturit që ikin nga Ukraina me prindërit e tyre për shkak të konfliktit të vazhdueshëm do të përjashtohen nga rregulli që ndalon transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nën moshën 18 vjeç. FIFA njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të ndryshojë kuadrin rregullator sipas zhvillimeve të konfliktit në Ukrainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!