“FIFA The Best”, Ederson merr çmimin si portieri më i mirë i vitit

schedule21:36 - 15 Janar, 2024

schedule 21:36 - 15 Janar, 2024

Prej orës, 20:30, në Londër po mbahet ceremonia e çimit, për portierin e vitit, “FIFA The Best”, ku do të ndahen çmimet, për lojtarët më të miri të vitit, në pozicionet kryesore të fushës, portë, mbrojtje, mesfushë e sulm, trajneri i viti, si dhe lojtari më i mirë femër e mashkull, për vitin 2023.

Ndër çmimet e parë, që është akorduar është ai i portierit të vitit 2023, me “gardianin” brazilian, Ederson, me “yllin” e “Qyetatërve” të Manchester City, i cili ka arritur të fitojë çmimin individual, duke mundur në “garë”, “shtatlartin” belg, të Real Madrid, Thibaut Courtois, si dhe marokenin, Yassine Bounou.

“Dua të falenderoj zotin për të gjitha arritjet e mia. Dua të falenderoj familjen time gjithashtu, që më dhuron shumë lumturi. Dua të falenderoj shokët e skuadrës dhe në veçanti grupin e portierëve të Manchester City-t. Është kënaqësi të punosh me ta. Jam shumë i lumtur që arrita të fitoja këtë trofe sot”,- u shpreh “gardiani” brazilian, menjëherë pas marrjes së këtij çmimi. /i.m /abcnews.al