FIFA shuplakë Tiranës dhe Laçit, humbin gjyqet me vlerë 155 mijë €

schedule09:03 - 2 Qershor, 2022

schedule 09:03 - 2 Qershor, 2022

FIFA nuk fal në gjyqet e klubeve ndaj lojtarëve dhe këtë herë e kanë pësuar Tirana dhe Laçi, me dy futbollistë të huaj.

Për kampionët e vendit fatura është më e lartë, pasi sipas Panorama-Sport do të duhet të paguajnë 123 mijë euro për Tim Vayrynen.

Sulmuesi, i cili erdhi me bujë në kryeqytet dhe u largua pa shënuar asnjë gol, nuk ishte paguar dhe ka fituar gjyqin.

I njëjti burim shkruan se Laçi e ka pësuar nga braziliani Lucas Ramos dhe fatura për kurbinasit është 32 mijë euro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!