Ditën e sotme, FIFA ka refuzuar kërkesën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të shpërndarë një mesazh paqeje në ceremoninë mbyllëse, që do të zhvillohet përpara finales së madhe të 18 dhjetorit.
Siç raporton dhe CNN, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka refuzuar kërkesën e Zelensky për shpërndarjen e një videoje për tifozët e pranishëm, në stadiumin Lusail.
Vetë Presidenti ukrainas ishte “i habitur” nga përgjigja negative e FIFA-s, dhe tha se, “Ne menduam se ata donin të përdornin platformën e tyre për të mirën më të madhe”. /i.m /abcnews.al